Partitë e vogla duket se kanë si preferencë datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Ishte kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili tha se dëshiron këtë datë pasi më 9 maj në Tiranë do të zhvillohet takimi i Komunitetit Politik Europian, dhe sipas tij kjo mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
“Janë katër të diela të prillit dhe të majit. Data 11 përcaktohet në Kushtetutë, por mendoj se mund të ndikojë në zgjedhje, se i bie të mbyllet fushata në datën 9, kur ka një event madhor europian. Kjo është logjike. Ne jemi në opozitë vetë. Ka efekt nëse ka aktivitet kaq madhor në zgjedhje”, tha Duka.
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot takime me krerët e partive të vogla atë të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe të LZHK-së, Dashamir Shehi, në kuadër të konsultimit për caktimin e datës së zgjedhjeve të vitit 2025.
Takimet me dy partitë më të mëdha, Partinë Socialiste (PS) dhe Partinë Demokratike (PD), janë parashikuar për të hënën e ardhshme, më 2 dhjetor.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.