Categories: LajmePolitikë

“Partizani”/ Andoni: Zbardhja e dosjes do zbulonte metodologjinë për prona të tjera, çështja s’është thjesht juridike

Çështja e ish-klubit “Partizani”, arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe vendosja e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, për opinionistin Ben Andoni nuk është thjesht çështje “juridike”.

I ftuar në studion e RTSH 24, Andoni u shpreh se dosja e ish-klubit “Partizani” ka nxjerrë në pah problematikën e vetëfunksionimit të shtetit.

Kjo dosje ka nxjerr një problematikë të vetëfunksionimit të shtetit tonë. E keni parë kakofoninë lidhur me pronësinë e strukturës para të klubit shumëspotësh Partizanit. Dhe si është vepruar ndër vite me blerjen, riblerjen dhe metodikën e blerjes.

Po të futesh pak më në thellësi të problematikës së shtetit tonë, mënyrën si është operuar me të, një pjesë e pronarëve janë dëmshpërblyer,  një pjesë më përpara janë paguar në kohën e regjimit të pushtimit italian, më pas në momentin që Shqipëria ka kërkuar operacione nga Italia, të gjitha janë zgjidhur dhe kjo pronë është pronë e shtetit shqiptar me dëmshpërblimin që Shqipëria ka marrë nga shteti italian me monedhën e asaj kohe.

Në mendimin tim, po të kalojmë te pjesa e z.Berisha, është favorizimi dhe pjesa që lidhet me korrupsionin pasiv të tij dhe kjo është gati e dukshme. Mënyra se si strukturat e shtetit shqiptar të asaj kohe janë bindur verbërisht. Kjo problematikë vazhdon dhe besoj se SPAK do vazhdojë me këtë lloj logjike dhe mendoj se do kapë dhe çështje të tjera.

Sot jepen masat e sigurisë për Malltezin, z.Berisha detyrim paraqitje, në momentin që gjykimet do shkojnë në një stad dhe prokuroria do dijë të tregojë këtë evolucion të pronësisë, metodologjinë si është bërë shformimi i “Partizanit” do gjykojmë më mirë.

Por tanimë problemi është diçka më pak “juridike” dhe më tepër politik”, tha Andoni.

Opinionisti theksoi se zbardhja sa më mirë e dosjes për ish-klubin “Partizani” do zbulonte metodologjinë e ardhshme për shqyrtimin e pronave të tilla.

Duhet të vijë momenti që duhet të shterojnë disa problematika që kanë lidhje me pronësinë si kjo që ishte me klubin Partizani.

Sikur të marrim vetëm faktin që ai ishte klub shumësportesh e ka shërbyer për dekada të tëra, unë mendoj se kaq do duhej të mjaftonte që ai vend të mos prekej.

Mos harroni, zbardhja sa më mirë e kësaj dosje do na tregojë dhe metodologji të ardhshme për shqyrtimin e pronave të tilla. Mos harroni që për pronat në Shqipëri, janë vrarë shumë më tepër njerëz se ata që janë vrarë në kohë e diktaturës”, theksoi ai.

Ai u shpreh se ky është momenti më i mirë për opozitën për t’u ringritur dhe për të mos u marrë më me të shkuarën.

Është më tepër politik për një problem të madh, mënyrën si opozita, partitë opozitare, pjesa e individëve të cilët pretendojnë se duhet të flasin në momente të caktuara për rrjedhime të vendit, nuk shprehen dhe ky është një problem shumë i madh civil në vendin tonë, që përballë situatave të tilla nuk dimë të mbajmë qëndrime.

Dhe për opozitën që identifikon në gjithë rrugën e vetë, gjithçka që lidhet me z.Berisha.  në mendimin tim, ky është më momenti më i mirë për opozitën për t’u ringritur, dhe për të mos u marr më me të shkuarën”, u shpreh Andoni, i cili shprehet se ringritja e opozitës do të arrihej përmes dorëheqjes “de facto” të Berishës dhe Lulzim Bashës e mbledhjes së një asambleje të përbashkët e cila do të kërkonte mbledhjen e Kuvendit.

“Njëra mënyrë mund të jetë bashkimi, që gati është mekanik. Por në mendim tim nëse do kishte predispozitë të mirë, dhe në këtë rast i takon Berishës edhe të largohej “de facto”, por duhej të tërhiqej dhe z. Basha. Një asamble e përbashkët të kërkonte mbledhjen e Kuvendit dhe PD të ringrihej me një logjikë të re. Zgjedhjet nuk janë larg dhe ndërkohë që makineria e madhe shtetërore punon për zgjedhjet, duket se opozita punon për problemet e brendshme”, shtoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

4 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

4 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

4 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

4 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

4 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

4 hours ago

This website uses cookies.