“Partizani”/ Berisha: Procesin e privatizimit e nisi Nano, Rama ndryshoi destinacionin e klubit

berisha partizani

berisha partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka adresuar një sërë akuzash ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe SPAK-ut.

Në një konferencë për shtyp, pasi është njohur me dosjen e plotë të SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij, tashmë të arrestuar, Jamarbër Malltezi, në lidhje privatizimin e klubit Partizani, Berisha është shprehur se në këto procedura nuk është shkelur në asnjë mënyrë asnjë ligj, normë apo praktikë ligjore.

“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij, deklaroj se kemi të bëjmë me një daciballë, fletë rrufe që në çdo paragrafë shpreh dufe dhe urrejtjet e përroit psiqik të Edi Ramës, ligësinë shpirtërore dhe skapistëve që ndajnë të njëjtin moral me të. Ajo është një kosh me gënjeshtra, shpifje dhe trillime monstruoze që faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë ndaj Berishës e Malltezit. Këtij të fundit për fajin e vetëm se ëhstë dhëndri im. Cilido që lexon paçavuren fletë-rrufe, arrij në këto konkluzione: në privatizimin e Partizani në zinxhirin e pafundme të shpifjeve pas 3 vitesh hetime bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij s’janë në gjendje të japin fakte që në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur në mënyrën më të vogël ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore të këtij vendi.

Pas tre a më shumë vitesh hetime në qindra dokumente nuk kanë gjetur asnjë të vetëm se toka e kthyer 64 pronarëve të 5 familjeve fisnike të Tiranës, një prej të cilëve është Abi Malltezi nuk ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës e cila ka qenë pjesë integrale e klubi partizani dhe detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëzave të tokës përreth të cilat përsëri ligji detyron çdo pronar që zhvillon pronën t’i blejë me çmim tregu”, tha Berisha, teksa e konsideroi dosjen, një paçavure.

Ai theksoi se në hetimin e SPAK vjen vetëm një dëshmi të një personi, i cili sikurse thotë ai, shprehet se i është ofruar një apartament, por nuk kujton personin që i ka bërë ofertën. Më tej, Berisha thekson se Kryeministri dhe SPAK fshehin dokumenton që mban firmën e Ramës dhe Fatos Nanos.

Në hetimin e tyre policesk Rama dhe larot e tij skapistë në dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publik që kanë marrë pjesë në këtë procedurë nuk kanë gjetur as pas 15 vitesh një person të vetëm që të pohojë se  kemi patur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Malltezi për këtë vendimmarrje.

Në fletë-rrufenë e tyre, për Malltezin kanë sjellë si dëshmi të vetme atë të një personi që thotë: më ofruan një apartament por s’mbaj mend kush ma ofroi. Klubi “Partizani” nuk ishte hequr nga Berisha me asnjë vendim apo propozim i tij nga plani i përhapjes së FA-ve dhe as në momentin që po privatizohej ai, bazuar në dokumente zyrtare ntë firmosur nga komandanti i përgjithshëm i FA-ve, ky klub nuk ishte në listën e pronave të planit të hapjes së ushtrisë.

Procesi i privatizimit të “Partizani” nuk është nisur nga Sali Berisha, por nga Fatos Nano, por Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente. Destinacioni i klubit “Partizani nga zona terren sportiv në zonë urbane nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama. Madje dhe 2 vite para përfundimit të procesi të privatizimit për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij.

Skapi dhe Rama i fshehin këto dokumente. Kanë fshehur dhe manipuluar qindra dokumente”, thekson Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.