Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025.
Partizani kaloi në fazën tjetër pas një fitoreje 2-1 ndaj Laçit në stadiumin “Arena e Demave”. Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 0-0, duke e bërë këtë ndeshje, vendimtare për kualifikimin.
Vllaznia siguroi kualifikimin në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit, vetëm pas goditjeve të penalltive. Ndeshja e rregullt u mbyll me barazimin spektakolar 3-3, ndërsa në sfidën e parë skuadrat kishin barazuar 0-0. Në serinë e penalltive, shkodranët triumfuan me rezultatin 5-4.
Në ndeshjet e zhvilluara sot, Egnatia dhe Dinamo City siguruan dy biletat e fundit për gjysmëfinalet.
Egnatia eliminoi Bylisin, pasi fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Në përballjen e kthimit, sfida përfundoi në barazim 2-2, duke konfirmuar kështu kualifikimin e rrogozhinasve në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Koha e rregullt e ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City u mbyll 0-2 dhe takimi shkoi në shtesë. Skuadra e Ilir Dajës shënoi edhe dy gola të tjerë dhe në fund sfida u mbyll 0-4, me skuadrën e Dinamo City që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
This website uses cookies.