“Partneritet për Evropën”/ Mbyllet konferenca ballkanike në kuadër të Procesit të Berlinit
Ka mbyllur punimet në Tiranë konferenca e 7-të shkencore e përbashkët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Konferenca “Partneritet për Ekselencë dhe Partneritet për Evropën” u zhvillua në Akademinë e Shkencave, ku kreu i saj, Skënder Gjinushi, shprehu vlerësimin për këtë konferencë dhe theksoi se sa si rëndësishëm është Procesi i Berlinit.
Punimet e konferencës i hapi i Federika Mogerini (o. Federica Mogherini), rektore e Kolegjit të Evropës.
Procesi i Berlinit është një nismë qeveritare, që mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe nxit bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore. Ky kapitull i Procesit të Berlinit koordinohet nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave.
Konferenca u fokusua në tri çështje:
- Vlerësimi i progresit të arsimit të lartë, kërkimit dhe inovacionit të Ballkanit dhe Europës Juglindore drejt integrimit në konturet arsimit, kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Europian.
- Krijimi i ekselencës në Ballkan nëpërmjet bashkëpunimeve në kërkimin shkencor, inovacionin dhe metodikat arsimore të arrira.
- Zhvillimi i skemave të personalizuara të lëvizshmërisë për studentët, studiuesit dhe profesionistët, duke përfshirë (ri-)lidhjen e akademikëve të diasporës me vendet e tyre të origjinës.