Categories: Aktualitet

“Partneriteti publik-privat”, ministri Hasani hap debatin në Këshillin e Sigurimit të OKB

Shqipëria, si kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organizon të enjten një debat të hapur të nivelit të lartë në praninë edhe të ministrit të ri të Jashtëm, Igli Hasani.

Debati do të fokusohet te “Nxitja e partneritetit publik-privat”, informoi ministri Hasani.

Do të jetë kënaqësi dhe nder të kryesoj këtë mbledhje, e para e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje. Kjo ndodh për një arsye madhore: bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare të nxitura nga shumë faktorë, duke përfshirë varfërinë, paqëndrueshmërinë, konfliktin dhe ndryshimet klimatike.

Pavarësisht angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme nga një sërë donatorësh besnikë, përvoja ka treguar se miliona njerëz, në pjesë të ndryshme të botës, mbeten ende pa mbështetjen e duhur. Raportet tregojnë se rreth 300 milionë njerëz janë në nevojë të madhe dhe shumë prej tyre zgjohen duke mos ditur nëse dhe kur do të hanë vaktin e tyre të ardhshëm. Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i lëmë ata ‘në baltë’,” njoftoi ministri Hasani.

Seanca e Debatit të Hapur në selinë e OKB-së synon të identifikojë rrugët/mënyrat për të forcuar rolin e sektorit privat dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre.

Shqipëria synon krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t’iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në.

Nëpërmjet Aleancës, ne synojmë të angazhojmë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile, për të shënuar dhe mbledhur të gjithë përshtypjet dhe komentet mbi boshllëqet kryesore dhe fushat për përmirësim në reagimin ndaj krizave, duke eksploruar mekanizmat e mundshëm për të zyrtarizuar rolin e korporatave dhe filantropive në ekosistemin e reagimit ndaj krizës, për të përmirësuar përdorimin e burimeve dhe rritur përpjekjet për reagim.

Është një hap i parë, por ne besojmë, i guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse dhe për të krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse, fleksible dhe efektive për t’iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje,” u shpreh ministri Hasani në fjalën e tij para debatit të hapur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

15 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

24 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

29 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

31 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

33 minutes ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

35 minutes ago

This website uses cookies.