Pas 25 vitesh, Tuci lajmëron tërheqjen – Volejbollistja e konsideron Vllazninë si shtëpinë e saj të dytë

Një prej volejbollisteve më të njohura të kampionatit shqiptar, e cila po aktivizohet me mjaft kualitet në radhët e Vllaznisë, është Esmeralda Tuci.
Me origjinë nga Mirdita Tuci është një nga sportistet më të njohura të kampionatit shqiptar të voljebollit.
Aktivizimi me kuqeblutë për Esmaralda Tucin këtë sezon ka qenë i mirë, ndërsa e konsideron Vllazninë si shtëpinë e saj të dytë.
Tuci thekson se arritja e objektivave te vendosura nga klubi janë edhe pretendimet për këtë sezon.
Ndërsa, pas 25 vitesh karrierë, Tuci bën të ditur se ky është edhe viti i fundit si volejbolliste.
Esmaralda Tuci është aktivizuar me disa skuadra të ndryshme të kampionatit shqiptar si Teuta , Studenti , Mirdita, por edhe në Kosovë si dhe pjesë e ekipit Kombëtar.