Seanca parlamentare e së hënës, ka qenë thuajse identike me seancat e kaluara plenare. Ajo ka zgjatur vetëm 7 minuta, pasi deputetët e opozitës, ashtu si dhe në seancat e mëparshme, nuk kanë lejuar vijimin normal të saj.
Seanca ka nisur me zhurmën e bilbilave në sallë, të cilat u përdorën nga deputetët e opozitës. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla paraqiti rendin e ditës, por një pjesë e deputetëve të opozitës ishin ngritur në këmbë pranë foltores me pankarta në duar, duke u fryrë bilbilave.
“Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet dhe shqetësimet e tyre, jo bilbilat”, tha krye-parlamentarja Nikolla.
Deputetët e opozitës gjithashtu nuk lejuan deputetët e shumicës që të mbanin fjalën e tyre për të shprehur shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve, pasi seanca e sotme kishte në rend të ditës diskutimet për problematikat e evidentuara nga zgjedhësit.
Në kohën që kryetarja e Kuvendit, i dha fjalën deputetit të PS-së, Vullnet Sina, sekretari i Përgjithshëm i ‘Rithemelimit’, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste. Në këto kushte, krye-parlamentarja Nikolla ndërpreu seancën.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.