Pas Kryemadhit, Ilir Meta shkon në SPAK: Po shkoj te Dum Dumani

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot (13 qershor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, një ditë pasi bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi u pyet nga prokurorët e SPAK për 5 orë për hetimin pasuror.
Meta është paraqitur në dyert e SPAK rreth orësh 10.20, ndërsa para gazetarëve sulmoi sërish kreun e Prokurorisë Altin Dumani.
“Unë po shkoj te Dum Dumani, kur të dal do ju tregoj. Dum Dumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës”, tha Meta.
Ndaj Ilir Metës, SPAK ka nisur disa hetime ku përfshihet çështja CEZ-DIA, si dhe për lobim me para ruse dhe një hetim pasuror.
Një ditë më parë, Monika Kryemadhi tha se u mor në pyetje nga SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni. Kryemadhi tha se lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike për të cilat pretendohet se ajo ka kryer janë vendosur në një çështje.