Pas Kryemadhit, Ilir Meta shkon në SPAK: Po shkoj te Dum Dumani

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot (13 qershor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, një ditë pasi bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi u pyet nga prokurorët e SPAK për 5 orë për hetimin pasuror.

Meta është paraqitur në dyert e SPAK rreth orësh 10.20, ndërsa para gazetarëve sulmoi sërish kreun e Prokurorisë Altin Dumani.

“Unë po shkoj te Dum Dumani, kur të dal do ju tregoj. Dum Dumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës”, tha Meta.

Ndaj Ilir Metës, SPAK ka nisur disa hetime ku përfshihet çështja CEZ-DIA, si dhe për lobim me para ruse dhe një hetim pasuror.

Një ditë më parë, Monika Kryemadhi tha se u mor në pyetje nga SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni. Kryemadhi tha se lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike për të cilat pretendohet se ajo ka kryer janë vendosur në një çështje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

6 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

6 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

6 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

6 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

6 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

6 hours ago

This website uses cookies.