Pas një dekade histori dashurie, dyshja e njohur gati për bekimin e ëmbël?
Më shumë se një dekadë bashkë, Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani treguan tek “E diela jonë” me Ermal Peçin sfidat e tyre si çift dhe gjithçka ka ndodhur me ta gjatë këtyre viteve. Dyshja gjithmonë është ngacmuar për një fëmijë të tyre e mesa duket tashmë është koha.
“Po këmbëngulim që të dy, është dëshira e të dyve që viti 2024 të na gjejë tre. Jemi gati për të patur një fëmijë. E di dhe zoti lart tani”, tha Ertemiona.
Gjatë një pyetësori për t’i njohur akoma edhe më shumë, Ermali i pyet për xhelozinë por edhe bashkëjetesën
“Kam patur fazat e mia të xhelozisë në fillim, por tani jam stabilizuar”, tregoi Ertemiona ndërsa Devisi shton: “Profesioni është ai që i jepte më shumë shkas për t’u bërë xheloze, pasi më vinin vajza më takonin në skenë”.
“Ne na ka lidhur shumë bashkëjetesa, aq sa kemi menduar pse se kemi bërë më parë. Qëndrojmë me orë të tëra në shtëpi sa s’na bëhet të dalim sidomos në këtë periudhë festash”, vijoi Ertemiona.