Pas Prishtinës, Lajçak niset drejt Beogradit, takohet me Presidentin Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) do të takohet këtë të martë (10 shtator) me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.
Takimi mes tyre vjen pas mbylljes së institucioneve serbe në veri të Kosovës, si dhe përgatitjeve për nisjen e raundit të ri të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Lajçak udhëton sot drejt Serbisë, një ditë pas vizitës së zhvilluar në Prishtinë ku u takua me kryenegociatorin Besnik Bislimi me të cilin bisedoi për agjendën e ardhshme, takimin e negociatorëve kryesorë dhe qasjet për zgjidhjen e disa çështjeve aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të ‘Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve’.