Pas Procesit të Berlinit, Makron pritet nesër nga Bajram Begaj

macron begaj

macron begaj

Presidenti i Francës, Emmanuel Makron do të pritet ditën e nesërme nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Përmes një njoftimi për mediat, zyra e Presidencës bën të ditur se pas pjesëmarrjes pasditen e sotme në Samitin e procesit të Berlinit, ditën e nesërme do të pritet nga Begaj.

Ndërkaq, ditën e djeshme zyra e presidentit francez në Elize bëri të ditur arsyet shtyrjen për disa orë të mbërritjes në Shqipëri të Makronit.

Makron pritej të merrte pjesë që në mëngjes të ditës së sotme të Procesit të Berlinit por ai do të jetë i pranishëm vetëm gjatë pasdites së këtij samiti në Tiranë dhe për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zhvillohet të martën ku do të pritet edhe nga presidenti Begaj.

Shkak i shtyrjes disa orëshe të pjesëmarrjes së Makronit në Procesin e Berlinit ka të bëjë me sulmin e ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).

Ndërkaq, në samitin e Procesit të Berlinit, Makron është përfaqësuar nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.

Tirana është duke mbajtur për herë të parë samitin e Procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.