Categories: BotaLajme

Pas sulmit kamikaz, Turqia godet objektivat e PPK-së dhe premton luftë ndaj terrorit

Turqia ka bombarduar 20 objektiva të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), pak orë pas sulmit kamikaz pranë parlamentit në kryeqytetin e saj.

Në shënjestër ishin depo, strehime dhe vendbanime në veri të Irakut, ku Ankaraja dyshon se ndodheshin elementë që ajo i konsideron “terroristë”.

PKK-ja më herët mori përsipër sulmin me bombë para godinës së Ministrisë së Brendshme, teksa parlamenti po bëhej gati të niste sesionin e ri plenar pas tre muajve pushim veror.

Dy persona që lëviznin me makinë ndaluan para portës së godinës shtetërore, kur njëri prej tyre u afrua pranë policëve dhe hodhi veten në ere. Tjetri u neutralizua nga plumbat e rojave të godinës, të cilët po ashtu morën lëndime.

Gjatë një fjalimi në parlament, presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan) tha: “Banditët që rrezikuan paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk e arritën dot qëllimin e tyre dhe as nuk kanë për ta arritur kurrë.

Presidenti Erdoan ka propozuar ndërtimin e një zone sigurie 30-kilometërshe përgjatë kufirit të saj me Sirinë për të mbrojtur jugun e vendit nga sulmet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

13 hours ago

This website uses cookies.