Pas takimit me diasporën në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës, ditë e jashtëzakonshme shqiptarie

Pas përfundimit të takimit me diasporën në Milano, kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë shqiptarët për pritjen që atij i rezervuan.

Sipas Ramës, të thuash faleminderit është një fjalë e rastit, por që në këtë rast nuk e shpreh, sipas tij, “ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali.”

“Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit. Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë. Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend çfarë menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. Shumë, shumë, shumë faleminderit”, shkruan Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.