Pas tensioneve me deputetët e opozitës, komisionet parlamentare mblidhen online
Kryesia e Kuvendit, një ditë pas situatës kaotike të krijuar nga deputetët e opozitës, sot për të shmangur tensionet e përsëritura prej javësh ka vendosur që shumica e komisioneve parlamentare të zhvillohen online.
Kuvendi me një shkresë drejtuar Gardës së Republikës ka njoftuar se deputetët e opozitës, të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk do të lejohen që të futen në Kryesi.
Një ditë më parë, deputetët e opozitës që u penguan nga garda u futën nga dritaret e duke kapërcyer hekurat.
Sipas njoftimit nga Kryesia e Kuvendit, fokusi i diskutimit në këto komisione do të jetë projektbuxheti 2024.
Në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit ka prezencë të shtuar të Gardës.
Komisionet që do të mbahen sot;
Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00
Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00