Categories: BotaLajme

Pas tetë vitesh bllokim, PE i jep dritën jeshile Paktit të Azilit dhe Migracionit

Parlamenti Evropian i dha “dritën jeshile” Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin, duke e miratuar atë pas 8 vitesh bllokim.

Ndryshimet gjithëpërfshirëse në ligjet e Bashkimit Evropian për migracionin, janë miratuar në një seri votash në Parlamentin Evropian, ndonëse OJQ-të mendojnë se këto ligje janë hapa prapa sa i përket të drejtave të njeriut.

Votimi i të mërkurës (10 prill), i cili tani pritet të vuloset nga vendet anëtare, i jep fund tetë viteve të bllokimit mbi përpjekjet e përsëritura për të forcuar menaxhimin e kufijve dhe proceset e azilit në bllokun 27-anëtarësh.

Kampionët e ligjeve, të cilët kishin bërë fushatë për miratimin e legjislacionit përballë rritjes së popullaritetit të së djathtës ekstreme përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor, e morën këtë lëvizje si një fitore të madhe.

Ata thanë se do të përshpejtonte procedurat e azilit në kufirin e BE-së, do të impononte sisteme të reja të ashpra kontrolli dhe do të kthente në vendet e tyre njerëzit që nuk kualifikohen për mbrojtje ndërkombëtare.

Roberta Metsola, presidentja e Parlamentit Evropian, shkroi në X: “Histori e bërë. Ne kemi ofruar një kuadër të fortë legjislativ se si të trajtojmë migracionin dhe azilin në BE. Kanë kaluar më shumë se 10 vjet në përgatitje. Por ne e mbajtëm fjalën. Një ekuilibër midis solidaritetit dhe përgjegjësisë. Kjo është mënyra evropiane.”

Votimi u shoqërua me tensione, ku protestues të veshur me bluza të bardha u bërtisnin eurodeputetëve: “Ky pakt vret! Votoni ‘jo’!” ndërsa hidhnin avionë letre që mbanin koordinatat e mbytjeve të anijeve dhe refugjatëve që kanë vdekur në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Komisionerja e punëve të brendshme, Ylva Johansson, e cila e përvetësoi legjislacionin, ishte sfiduese.

Ndihem krenare… duke marrë parasysh kur mora detyrën katër vjet e gjysmë më parë, pakkush mendoi se do t’ia dilnim”, tha ajo.

Grupet e shoqërisë civile, megjithatë, goditën atë që Eve Geddie, drejtuese e zyrës së institucioneve evropiane të Amnesty International dhe drejtoreshë e avokimit, e quajti një “dështim për të treguar lidership global”.

Pas vitesh negociatash, institucionet e BE-së tani po bashkë-nënshkruan me turp një marrëveshje që ata e dinë se do të çojë në vuajtje më të mëdha njerëzore,” tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

10 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

10 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

10 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

10 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

10 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

10 hours ago

This website uses cookies.