Pasaportat digjitale, testohen për herë të parë në Finlandë

9c7feb034f4a4e4cb4bc4d4bd98ce41f

9c7feb034f4a4e4cb4bc4d4bd98ce41f

Finlanda po teston përdorimin e pasaportave digjitale në aeroportin e Helsinkit. Lëvizja është pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar procedurat për kontrollin e kufijve. E ashtuquajtura skema e kredencialeve digjitale të udhëtimit nisi zbatimin në datën 28 gusht për udhëtime direkt drejt tre destinacioneve britanike, Londrës, Mançesterit dhe Edinburgut.

Ajo funksionon vetëm në aeroportin e Helsinkit dhe jo në destiancionet britanike.  Roja kufitare finlandeze thotë se ky projekt pilot është i pari në botë dhe dëshmon se si mund të jetë e ardhmja e udhëtimeve.

Udhëtarët që duan të marrin pjesë në të së pari do t’u duhet të shkarkojnë një aplikacion të kredencialeve digjitale  në telefonat e tyre. Më pas shkojnë në një stacion policie të Helsinkit, ku krijohet version digjital i pasaportës së tyre.  Ata gjithashtu fotografohen në mënyrë që t’i hapin rrugë identifikimit përmes fytyrës në aeroport.

Pasi kredencialet digjitale të udhëtimit të ngarkohen në pasaportat e tyre, udhëtarët duhet t’i dërgojnë rojës kufitare të dhënat e udhëtimit jo më vonë se katër orë para udhëtimit.  Në aeroportin e Helsinkit, është krijuar një sportel i veçantë për udhëtarët me krediciale të tilla.

Atje ata skanojnë pasaportën dhe përballen me një kamera, ku një oficer i kontrollit kufitar krahason pamjen në foto që është bërë në stacionin e policisë me atë që është e ruajtur në cipin e pasaportës. Udhëtarët më pas autorizohen të kalojnë. 

Ata që marrin pjesë në projekt nuk kanë nevojë të paraqiten më shumë se njëherë në stacionin e policisë.  Projekti I cili ka marrë rreth 2.3 milionë euro financime nga komisioni europian, do të zgjasë deri në shkurt të 2024-ës. Më pas pretendohet që skema të integrohet në sistemin aktual të kontrollit kufitar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.