Categories: BotaLajme

Pashkët Katolike, Mbreti Çarls i drejtohet publikut britanik me një video

Këtë të enjte (28 mars) Mbreti Çarls (Charles) do t’i drejtohet popullit britanik me një mesazh në prag të Pashkëve Katolike. Video do të luhet në shërbimin në Katedralen Worcester ku do të jetë e pranishme mbretëresha Kamila (Camilla).

Kjo e fundit do të shpërndajë në emër të Mbretit “Paratë e Maundy” tradicionale, ku i marrësve përputhet me moshën e monarkut. Kështu 75 burra dhe gra do të marrin këtë dhuratë simbolike.

Mesazhi i Mbretit, i regjistruar në mes të marsit, do të përfshijë një lexim të Biblës dhe një thirrje që si komb: “Ne kemi nevojë dhe përfitojmë shumë nga ata që na shtrijnë dorën e miqësisë, veçanërisht në kohë nevoje”.

Kjo është hera e parë që monarku do të flasë publikisht pas zbulimit të kancerit të Keit Midëllton (Kate Middleton).

Një burim nga pallati tha se monarku është i vendosur të tregojë se familja mbretërore është e bashkuar dhe të sigurojë popullin britanik dhe “botën” se pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohet Shtëpia e Windsor në muajt e fundit, monarkia mbetet e fortë.

Kujtohet se Keit dhe trashëgimtari i fronit mbretëror Uilliam (William) u nisën dje (27 mars) me helikopter nga Londra për në shtëpinë e tyre në Norfolk.

Festat e Pashkëve do t’i kalojnë atje me tre fëmijët e tyre. Princesha e Uellsit, e cila tashmë po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, nuk pritet të kthehet së shpejti në detyrat zyrtare dhe nuk do të marrë pjesë në shërbimin të dielën e Pashkëve.

Mbreti Çarls, i cili u diagnostikua me kancer më 5 shkurt dhe po trajtohet, do të marrë pjesë në shërbimin e Pashkëve në Kapelën e Shën Gjergjit, Kështjella Windsor, së bashku me anëtarë të tjerë të vjetër të familjes mbretërore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

13 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

14 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

14 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

14 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

14 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

14 hours ago

This website uses cookies.