Pashko Vasa, poeti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Më 17 shtator 1825 u lind në Shkodër shkrimtari, poeti dhe publicisti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Vaso Pasha. Njihet gjithashtu si Pashko Vasa e Vasa Pashë Shkodrani.

Të parët e tij, nga i ati, ishin shpërngulur prej Mirdite dhe ishin zhvendosur në qytet, në atë shtëpi ku sot është shtëpia-muze e Pashko Vasës. Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirësojë dijet e tij në gjuhët e huaja: italisht, frëngjisht, turqisht dhe greqisht.

Më 1847 vajti në Itali, ku ziente lufta kryengritëse për liri dhe ai mori pjesë gjallerisht në radhët e forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u caktua si oficer i Kalorësisë Qytetare.

Në vitet 1878-1882, Pasha u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879-n, u rreshtua mes veprimtarëve më aktivë të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip”.

Vaso Pasha është autor i shumë veprave politike e historike, përmes të cilave gjeti shtegun për të mbrojtur të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të pavarur.

Që nga viti 1883 e derisa vdiq, Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Rilindasi i shquar u nda nga jeta më 29 qershor 1892 në Bejrut. Eshtrat tij u sollën në Atdhe në kohën e regjimit komunist të Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.