Pasioni i peshkimit me grep, pranë urës së vjetër të Bunës çdo ditë gjen grupe të moshuarish të apasionuar
Më shumë sesa një mënyrë për të siguruar jetesën është një sport të cilin ata e kanë pasion që fëmijë. Disa kalojnë kohën e lirë, disa të tjerëve u ofron qetësi. Kryesisht janë mosha e tretë. Ata i gjen duke peshkuar me grep në lumin Buna. Pasi kanë bërë gati ushqimin për peshqit, pozicionojnë kallamat në breg dhe presin me durim, derisa ata të sinjalizojnë rënien e presë në grep.
Në liqenin e Shkodrës ka një larmi të madhe peshqish, disa prej atyre fare lehtë mund të zihen me grep, siç janë gjuhca, qefulli, sharmaku, karasi etj. Duhet thënë se peshkimi është një traditë e hershme për shkodranët.