Pasioni për elektroteknikën , 17-vjeçari i “Arben Brocit” që stimulohet nga biznesi kundrejt pagesës

Ky është Armando Lleshaj 17-vjeçari i cili ndjek studimet në shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” në Shkodër. Që në vogëli kishte pasion instalimet elektrike. Sot ëndrra e tij është bërë realitet.
Armando Lleshaj ndjek studimet në vitin e tretë, njëherazi është i punësuar edhe në një servis nga i cili stimuluhet kundrej pagesës.
Shkolla profesionale “Arben Broci” çdo vit nxjerr dhjetëra profesionistë në drejtime të ndryshme, ndërsa bashkëpunimi me bizneset ndikon në punësimin e menjëhershëm të tyre.