Pasioni për peshkimin e shoqëron Gëzimin që në fëmijëri

Thujase çdo ditë Gëzimin e gjen buzë bregut të lumit Buna ose pranë liqenit të Shkodrës ku gjuan peshk.
Ai tregon se pasionin i tij për peshkimin është që në fëmijërinë e tij, të cilin e ka të trashwguar nga babai dhe gjyshi .
Më shumë se nevojë ekonomike peshkimi për 68 vjeçarin është një hobi.
Ndërsa tregon për llojin e peshkut që është në këtë kohë, Gëzimi thotë se peshku po dëmtohet nga gjuetia e paligjshme.
Edhe pse nuk mungojnë rastet kur nuk arrin të dalë ashtu si e mendon, falë pasionit të tij, ai vijon peshkimin të cilin thotë se do ta ushtrojë deri sa të ketë force.