Pasioni për vallen/ Gaz Golemi, koreografi lezhjan që u mëson të rinjve artin e kërcimit
Pasioni për kërcimin dhe vallet shqiptare, ka mbi 47 vite që jeton me mjeshtrin Gaz Golemi.
Ishte 6-vjeç kur u ngjit për herë të parë në skenë e që prej asaj kohe kërcimi u bë pjesë e pandashme e jetës së tij.
Mjeshtri i valleve popullore, Gaz Golemi prej 47-vitesh përgatit brezat e rinj në Lezhë.
Frymëzimin për këtë profesion e mori nga xhaxhai i tij i cili e nxiti që të ndiqte akademinë e arteve
Grupet e valltareve të drejtuara prej tij kanë marrë pjesë në shumë evente brenda dhe jashtë vendit, por ai vëren me shqetësim se vlerësimi për artin dhe kulturën është në rënie.
“Duke u futur tek rrymat modern harrojmë bazën e kërcimeve shqiptare, vallet shqiptare të cilat i kemi jashtëzakonisht të bukura” u shpreh koreografi.
Pasioni udhëheq rrugën e koreografit, ndër të pakët në Lezhë që përcon traditën e kërcimit ndër breza.