Disiplina sportive ka ndëshkuar lojtarët e Milanit dhe Interit, të cilën u larguan nga ndeshja me karton të kuq. Kalabria pezullohet me dy ndeshje, Theo Hernandez dhe Dumfries me një.
Pasojat e derbit të Milanos do të ndihen në kuadër të ndeshjeve të radhës si për Milanin dhe për Interin. Kuqezinjtë do të duhet të bëjnë pa Theo Hernandez dhe Davide Calabria në javët në vijim. Kartonat e kuq që morën të dy futbollistët kuqezinj në derbi kanë pasojat e veta. Mbrojtësi francez do të mungojë një dhe kapiteni i Milanit dy ndeshje. Kështu ka vendosur gjykatësi sportiv pasi ka parë edhe njëherë pamjet e ndeshjesh dhe ka lexuar raportet e komisarit të ndeshjes.
Histori e ngjashme edhe për Interin, që nuk do të kenë në dispozicion Denzel Dumfries, në ndeshjen kundër Torinos. Calabria u ndëshkua me karton të kuq për shkak se goditi në fytyrë një lojtar të ekipit kundërshtar.
Theo Hernandez dhe Dumfris u ndëshkuan me karton të kuq pasi u kacafytën keq në fushë, aq sa edhe shokët e skuadrave respektive e arbitri kryesor i ndeshjes e patën të vështirë për t’i ndarë.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.