Categories: LifestyleFLASH

Pasojat e ndryshimeve klimatike në jetën e përditshme

Shpesh mendojmë se ndryshimi i klimës është një problem pothuajse abstrakt, një çështje e largët që nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme. Në mendjet tona, një shkallë apo më shumë rritje e temperaturës globale, ose shkrirja e akullit, është një shqetësim për ambientalistët e kujdesshëm. Ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe ngrohja globale po godet rëndë njerëzimin.

Ndikimi në ushqim – Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemet ushqimore dhe sigurinë ushqimore. Ajo demton prodhimin global bujqësor, i cili, nga ana tjetër, rrit çmimet e ushqimeve.

Çmimet më të larta të supermarketeve – Në mënyrë të pashmangshme, rritja e kostove të ushqimit ka një ndikim të madh. Sipas një raporti të përbashkët të publikuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik, ngrohja e vazhdueshme globale parashikohet të rrisë çmimet e ushqimeve midis 0.6 dhe 3.2 pikë përqindje deri në vitin 2060.

Sëmundje – Një zhvillim shqetësues është kërcënimi i sëmundjeve të mëdha infektive të shkaktuara nga mushkonjat në zona që më parë ishin pa rreziqe të tilla. Për shembull, një specie mushkonjash, Aedes albopictus, e aftë për të përhapur sëmundje të tilla si ethet e dengës dhe virusi Zika, u zbulua në Lisbonë, Portugali, për herë të parë, sipas një raporti të shtatorit 2023.

Kostot e ndryshimeve klimatike – Kostoja e ndryshimeve klimatike është alarmante. Nga uraganet te zjarret dhe përmbytjet, më shumë shtëpi se kurrë janë në rrezik nga ngjarjet ekstreme të motit.

Kombe në zhdukje – Rritja e nivelit të detit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për miliona njerëz në mbarë botën, thanë Kombet e Bashkuara në një raport të shkurtit 2023. Për shumë vende të Paqësorit, rritja e nivelit të detit përbën një kërcënim ekzistencial.

Kaos urban – Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë lëvizje të popullsisë duke i bërë pjesë të caktuara të botës vende shumë më pak të qëndrueshme për të jetuar. Frika është se kjo zhvendosje e madhe e njerëzve nga ishujt dhe zonat rurale në qendrat urbane do ta bëjë jetën në qytete të paqëndrueshme.

Ndikimi në ekonomi – Pasojat e ndryshimeve klimatike në ekonominë globale janë të parashikueshme. Shumë sektorë kryesorë ekonomikë po preken tashmë nga ndryshimet afatgjata, jo më pak industria e turizmit. Në korrik 2023, temperaturat në disa pjesë të Greqisë arritën një rekord prej 46,4°C. Në Athinë, tempulli i Parthenonit ishte i mbyllur për publikun për shkak të nxehtësisë ashtu si dhe atraksione të tjera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

2 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

3 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

3 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

3 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

3 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

3 hours ago

This website uses cookies.