Pasioni i trashëguar për profesionin/18-vjeçari i “Arben Brocit” lidh ngusht teorinë me praktikën
Drini Mehmeti studion në vitin e katërt në degën Shërbim i Mjeteve të Transportit në shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” të Shkodrës. Pasionin e mekanikut për makinat ai e ka të trashëguar nga babai. Ndërsa paradite praktikon zanatin në shkollë, pasdite këto ide i zbaton në servisin e tij privat ku punon sëbashku me të atin. Me iniciativën e tyre ky grup nxënësish kanë arritur që të bëjnë modifikimin e këtij mjeti i cili më herët ishte jashtë përdorimit.Në degën Shërbim Mjete Transporti studiojnë rreth 145 nxënës. Aktualisht shkolla “Arben Broci” ka 415 nxënës te elektroteknika, hidroteknika, dega e ndërtimit, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit si dhe Shërbimi i mjeteve të transportit.