Pastiço me spinaq dhe djathë – Tava e ngrohtë plot shije
Përbërësit
- 500 gr makarona
- 600 gr spinaq
- 500 gr kos
- 1 filxhan çaji qumësht
- ½ filxhan çaji vaj
- 3-4 vezë
- 1 ls koncentrat
- 100 gr djathë
- Kripë,
- Piper i zi
Përgatitja
Si fillim vendosim makarona që të ziejnë pak në ujë me kripë sa të zbuten.
Më pas kalojini ato në një tavë dhe hapini duke krijuar një shtresë.
Në një enë tjetër, rrihni vezët me qumështin dhe vajin.
Shtoni koncentratin pluhur, kripën dhe piperin e zi e në fund kosin.
Tek tava me makarona hidhni djathin e thërrmuar dhe gjysmën e sasisë së masës së përgatitur me kos dhe vezë.
Tek pjesa tjetër e mbetur e kosit me vezë shtoni spinaqin e grirë.
Përziejeni mirë dhe kalojeni në tavë duke e shtruar në të gjithë sipërfaqen.
Futeni tavën për t’u pjekur në furrë të ngrohur në 200 gradë dhe lëreni të piqet për 35-40 minuta.
Më pas shikojeni nëse pastiçoja është mpiksur siç duhet, nëse jo atëherë lini edhe për 10 minuta të tjera.
Pasi të jetë pjekur pastiçon lëreni që të ftohet pak dhe priteni për ta shërbyer të ngrohtë.
Këtë pjatë mund ta shoqëroni me sallatë me perime të freskëta apo me perime të pjekura sipas dëshirës.