Pastori Akil Pano: Barazia mes burrit dhe gruas nuk ekziston, natyra na mëson të jemi të ndryshëm
Fuqizimi i grave në rolin e tyre në shoqëri, familje dhe jetën publike ka ardhur duke u rritur , por sërish barazia mes burrit dhe gruas nuk është e njëjtë. I ftuar në “Jetë Shqiptare” në RTSH, pastori Akil Pano tha se barazia nuk ekziston në këtë botë dhe për vetë nga natyra një burrë dhe një grua nuk mund të jenë të barabartë.
Pastori tha se pabarazia nuk duhet të ekzistojë në konceptin e të drejtave dhe ekonomisë, por për nga natyra burri dhe gruaja janë të ndryshëm edhe në gjërat që priren të duan.
“Unë mendoj që në disa raste mosbarazia nuk është mungesë barazie. Barazia nuk ekziston në këtë botë. Nuk ekziston barazia mes burrit dhe gruas, as mes dy burrave nuk ekziston. Natyra na mëson që jemi krejt të ndryshëm. Burri dhe gruaja janë dy entitete krejt të ndryshëm. Unë si mashkull jam I interesuar më shumë tek gjërat, kurse bashkëshortja tek njerëzit, prandaj kemi më shumë mjeke e punonjëse sociale dhe më pak inxhiniere dhe ndërruese. Për nga natyra vetë esenca e natyrës tonë na mëson që jemi të ndryshëm”, tha Pano.