“Pastrim parash dhe shoqatë kriminale”, paditet ish presidenti Bolsonaro
Policia Federale e Brazilit ka paditur ish-presidentin Jair Bolsonaro për pastrim parash dhe shoqatë kriminale në lidhje me diamantet e padeklaruara që lideri i ekstremit të djathtë mori nga Arabia Saudite gjatë kohës së tij në detyrë.
Sipas Asociated Press, Gjykata e Lartë e Brazilit nuk ka marrë ende raportin e policisë me aktakuzën. Pasi të ndodhë, prokurori i përgjithshëm i vendit, Paulo Gonet, do të analizojë dokumentin dhe do të vendosë nëse do të ngrejë akuza dhe do ta detyrojë Bolsonaron të dalë në gjyq.
Kjo është aktakuza e dytë e Bolsonaros që nga largimi i detyrës, pas asaj të muajit maj në lidhje me falsifikimin e certifikatës së tij të vaksinimit kundër COVID-19 . Por kjo aktakuzë ngre në mënyrë dramatike kërcënimet ligjore me të cilat përballet ish-lideri, të cilat duartrokiten nga kundërshtarët e tij, por denoncohen si persekutim politik nga mbështetësit e tij.