Pastrimi i kanaleve kulluese / Bashkia Shkodër dhe Bordi i Kullimit ndërhyjnë në zonat me rrezik përmbytje

pastrimi i kanaleve kulluese
Bashkia Shkodër i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pastrimit të kanaleve kulluese të dyta dhe të treta në territorin e saj. Në bashkëpunim edhe me Bordin e Kullimit është ndërhyrë në një pjesë të madhe të Njësive administrative. Aktualisht puna është përqëndruar në Njësinë Bërdicë dhe Dajç, ku po punohet për pastrimin e kanaleve të cilat shmangin edhe rrezikun e permbytjeve nga reshjet e shiut.
Perveç kullimit, me kërkesë të Bashkisë Shkodër, Bordi Kullimit ka ndërhyrë në ndërtimin e argjinaturave të cilat shmangin rrezikun e permbytjeve dhe erozionit si në Darragjat, Bardhaj dhe në fshatin Juban.
Zona e Nënshkodrës është një nga zonat me të prekura nga përmbytjet gjatë viteve të fundit, por me këto ndërhyrje që janë në përfundim e sipër pritet që këto investime të ndikojnë pozitivisht për shmangien e rrezikut të përmbytjeve në këto zona.