Pastrimi i kanaleve kulluese/Bashkia Shkodër ndërhyn në njësinë administrative Gur i Zi
Bashkia Shkodër po vijon me pastrimin e kanaleve kulluese, të dyta dhe të treta në të gjithë territorin e saj. Gjatë këtyre ditëve po punohet në Njësinë Administrative Guri i Zi, ku po punohet në fshatin Rrenc.
Në këtë njësi administrative janë 30 kilometër, kanale kulluese të cilat do të pastrohen nga bashkia Shkodër.
Për banorët në këto kanale kulluese nuk është vënë dorë prej 30 vitesh.Njësia administrative Guri i zi, është një nga njësitë ku po punohet për pastrimin e kanaleve kulluese në prag të sezonit të reshjeve dhe shmang përmbytjen e këtyre zonave.