Pastrimi i kanaleve kulluese, Muça: Në zonën e Nënshkodrës po punohet edhe në sistemin vaditës
Në njësitë administrative të Bashkisë së Shkodrës po punohet për pastrimin e kanaleve kulluese. Përgjegjësi i sektorit të shërbimeve bujqësore në këtë bashki, Muhamet Muça, thotë se pastrimi i tyre do të ketë një ndikim direkt tek përmirësimi i sipërfaqes së tokave bujqësore të fermerëvë të zonës.
Paralelisht, Ndërmarrja e Punëve Publike është përqëndruar edhe në sistemin e vaditjes, në këtë periudhë me temperatura të larta, një proces i domosdoshëm për vaditjen e tokave për fermerët.
Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore në stinën e reshjeve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës. Bashkia Shkodër ka një sipërfaqe prej 150 km rrjet vaditës, ndërkohë shtrirjen më të madhe e ka zona e Nënshkodrës e cila njihet për prodhimet bujqësore.