Bashkia Shkodër po vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në njësi të ndryshme administrative.
Aktualisht, puna është përqëndruar në Njësinë Administrative Gur i Zi, ku po punohet për hapjen e kanaleve dytësore dhe tretësore , të cilat kishin mbi 3 dekada që nuk ishin pastruar.
Drejtuesi i kësaj njësie administrative bën të ditur se, ka rreth dy muaj që punohet për hapjen e kanaleve kulluese , por ka ende shumë punë për të bërë , pasi Guri i Zi është ndër njësitë që ka sipërfaqe të gjërë toke bujqësore.
Administratori Haxhia shprehet se , përveç ndërhyrjes që po bën Bashkia Shkodër, Gur i Zi ka nevojë dhe për vijimin e ndërhyrjeve në kanalet kryesore kulluese nga Bordi i Kullimit, çka do të mënjanonte përmbytjen e tokave bujqësore.
Guri i Zi është ndër njësitë jo vetëm me sipërfaqe të madhe tokash bujqësore, por edhe me një numër të lartë banorësh , të cilët merren kryesisht me bujqësi.
Tokat përbyten sa herë ka rreshje me intensitet të lartë, ndaj pastrimi i plotë i kanaleve kulluese është i detyrueshëm në këtë zonë.
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
This website uses cookies.