Pastrimi i kanaleve në fokus të Bashkisë, vijon pastrimi i kanaleve kulluese në fshatin Obot

Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në njësinë administrative Ana Malit.
Muhamet Muça, përgjegjës i sektorit të shërbimeve bujqësore në Bashkinë Shkodë,r u shpreh se aktualisht puna është përqëndruar në fshatin Obot në një prej zonave më të rrezikuara nga permbytjet .
Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore në stinën e reshjeve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës.
Ndërhyrje të tilla po kryhen në disa zona të Njësive Administrative të Bashkisë Shkodër , si kërkesa të domosdoshme në shërbim të komunitetit.