Pastrimi i kanaleve në Vaun e Dejës – Pjetraj: Krahas kanaleve kemi sistemuar edhe 2 përrenjt që ishin problematikë
Bashkia Vau Dejës dhe Bordi i kullimit po vijojnë pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Vau Dejës, Leorenc Pjetraj bën me dije masat me qëllim parandalimin e çdo situate të krijuar nga reshjet e vjeshtësh
Pjetraj apelon ndaj qytetarëve që të jenë më bashkëpunues dhe të mos hedhin mbetje në shtratin e kanaleve.
Gjatë këtij viti në territorin e bashkisë Vau Dejës janë rivënë në funksion 44 km linear kanale si dhe janë sistemuar 2 përrenjt, Glina dhe i Tamzës të cilët më herët kanë sjellë përmbytje.