Pastrimi i  kanalit të hidrovorit – Gerald Hasa: Pastrimi i kanaleve do të shtrihet në të gjithë njësinë Rrethina

Në Njësinë Administrative Rrethina, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike po punon për pastrimin e kanalit të hidrovorit në Dobraç.

Ky segment rrugor, i quajtuar rruga e “Pompave”, u përfshi nga një prezencë e madhe e ujit pak ditë më parë nga reshjete e shiut që ranë në Shkodër.

Banorët theksojnë se pastrimi i këtij kanali është i nevojshëm, pasi rrezikohen sa herë që ka reshje me itensitet të lartë.

Administratori Gerald Hasa u shpreh se puna për pastrimin e kanaleve do të vijojë në të gjithë njësinë Rrethina.

Kjo  ndërhyrje pritet të zgjidhë përfundimisht këtë shqetësim të banorëve dhe të sjellë siguri për komunitetin e kësaj zone.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.