Pastrimi i Liqenit të Shkodrës, Dita e Mjedisit bëri bashkë abientalistë dhe punonjës të administratës
5 Qershori i njohur si Dita Botërore e Mjedisit bëri bashkë aktivistë të shoqërisë civile, ambientalistë, nxënës shkollash dhe punonjës të administratës së Bashkisë së Shkodrës në një aksion për pastrimin e brigjeve të ndotura të Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Ata kanë dhënë një mesazh të qartë që këto vlera dhe këto ambiente të bukura që ka vendi jonë të mos lihen në mëshirë të fatit, por të ruhen me kujdes.
Sipas ambientalistëve, Liqeni i Shkodrës është i kërcënuar nga ndotja sidomos nga plastika dhe ujërat e zeza.
Organizatorët deklarojnë se këto janë aktivitete më tepër sensibilizuese për publikun dhe instituticionet shtetërore, sepse është logjike që në një ditë nuk mund të pastrohet i gjithë liqeni.