Pastrimi i parave/ Shqipëria del nga lista gri, Balluku: Prioritet i qeverisë, do të mbetet një nga angazhimet kryesore

balluku parate

balluku parate

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka vlerësuar daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave. Në një postim në Facebook, Balluku përmend reformat e ndërmarra nga qeveria, si reformimin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, të cilat, sipas saj, janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar. Sipas Balluku, dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave është “një gur kilometrik” për vendin tonë.

Shqipëria del nga lista gri e FATF (Financial Action Task Force). Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri”, shkruan Balluku.

Zv.ministrja shton më tej se ky vendim do të forcojë vendin tonë në skenën ndërkombëtare, teksa thekson se lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit, do të vijojë të jetë prioritet i qeverisë.

Ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë. Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, përfundon Balluku reagimin e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.