Categories: AktualitetLajme

Pastrimi i policisë nga inkriminuarit – Eksperti i Sigurisë, Fation Softa: Strukturat e larta të policisë të nënshtrohen hetimit pasuror dhe të vendosen në përgjim

Eksperti i Sigurisë, Fation Softa i ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH 1, treguar për sfidat me të cilat përballen punonjësit e policisë dhe strukturat e shtetit.

Teksa renditi edhe problematikat, Softa sqaroi edhe arsyet pse ka humbur besueshmëria nga ana e qytetarëve , ku nga përgjimet “SKY” apo nga agjenci ndërkombëtare rezulton që shumë punonjës policie apo drejtues janë përfshirë nga grupe kriminale.

Sipas tij,  përfshirja në këto grupe kriminale të punonjëseve të policisë, të thjesht apo me grada tregon atë që ne kemi paraqitur prej kohësh që janë implikuar në grupe apo aktivitete kriminale , në kontrabandë apo në tradhti ndaj uniformës së Policisë së Shtetit.

“Shqetësimi ynë është që sikurse e tregoi dhe rasti i një ditë më parë që u arrestua një shef i kufirit,  janë portat e shtetit tokësore, ajrore, detare. Ndaj këtu kërkohet të jenë punonjës me integritet, profesional sepse kjo është fytyra e shtetit shqiptar që pret apo përcjellë lëvizjen e lirë të njerëzve. Fatkeqësisht ky aksion i djeshëm përveç meritave të policisë sonë është dhe meritë e autoriteteve greke  dhe shpesh herë na ndodh që janë autoritetet e huaja që kanë bërë të mundur që pjesa më e madhe e punonjësve të niveleve të larta në policinë e shtetit të jenë në pranga apo pjese e hetimeve”, u shpreh Softa.

Ish drejtuesi i policisë, u shpreh dhe mbi mënyrën që sipas tij do të ndikojë në rritjen e besimit dhe largimin e të inkriminuarve nga strukturat e policisë.

“Duhet të krijohen struktura që të kontrollojnë njëra tjetrën për të parandaluar krimi apo korrupsionin.  Duhen të rikontrollohen punonjësit e pikave kufitare sepse ka humbur besimi. Duhet të filloi hetim pasuror për të gjithë ata që kanë punuar në pikat kufitare, drejtues të lartë, dhe të shikojmë si erdhi pasuria që ata kanë”theksoi ai.

Sepse oficerët e policisë janë ndarë në tre parti sepse ata kanë interesat për të bërë karrierë, nënvizoi softa, por për të luftuar krimin duhen struktura më të forta dhe pa kompromise.

“Të lufton krimin do të thotë një luftë e përditshme dhe më e fortë në çdo komisariat, duke filluar që nga shefi i komisariatit të jap planin e tij çfarë bënë çdo ditë.  Të vihen në përgjim punonjësit e policisë, sikurse i vihen dhe Prokurorëve, edhe rrethi familjar i tyre”.

Sepse krimi sot theksoi eksperti,  “është më i sofistikuar sepse ka financa , ka kapitale dhe ndërlidhjet në strukturat më të larta të policisë, pushtetit lokal, apo dhe në pushtetin gjyqësor e ka bërë këtë krim që të jetë më i sigurt dhe ndërveprues në territorin tonë. Fakti që gjithë personazhet e përfshirë në grupet kriminale vijnë nga strukturat më të larta të policisë dhe nga deponimet e tyre të më vonshme kanë rezultuar që ose kanë krijuar rrethana për autorin e krimit apo të grupeve kriminale por rezulton që kanë dekonspiruar aksionet e Policisë së Shtetit. Pra jo vetëm që janë njoftuar për lëvizjet e policisë por dhe kur janë arrestuar janë liruar shpejt duke krijuar këto dëm dhe pasoja si shoqëri”.

Softa ngriti dhe shqetësimin që Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë nuk ka pasur rezulto që pritej për të ndaluar drejtues të lartë në këto struktura por është ndalu në punonjës të thjeshtë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u quajt investimi më i madh i kohërave, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, madje u quajt si FBI, por ndalimi i efektivëve ka qenë në nivel shumë të ulët, si është e mundur që të presim që të vijë nga SPAK ky pastrim. Ndër të tjera u shpreh se, “krimi është brenda sistemit policor dhe është shumë i fuqishëm. Krimit i shërbejnë të gjithë, pasi vjen nga mënyra se si duan që ta devijojnë dhe kamuflojnë problemin. Krimi duhet goditur aty ku janë financat dhe ekonomia, pasi ekonomia prodhon krim. Nëse nuk godasim ekonominë, krimi do përdorë, këngëtarët, gazetarët, politikanët.  Në Itali xhandarmëria  dhe policia kontrollojnë njëra-tjetrën. Nëse do ta kishin që do ishte në terren si policia e shtetit dhe do kontrollonte territorin, do ishin dy forca që do të punonin paralel dhe do të kishin mundësinë të për të parandaluar korrupsioni apo mundësinë për të bashkëpunuar me krimin”, tha eksperti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

6 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

6 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

6 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

7 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

7 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

7 hours ago

This website uses cookies.