Pastrimi i qytetit/Domnori: Apel komunitetit për bashkëpunim
Vëmendja e Bashkisë Shkodër për pastrimin e qytetit është përqëndruar në rrugët kryesore të qytetit në mënyrë që edhe sezoni turistik dhe fluksi i turistëve që pritet të vizitojnë Shkodrën të ketë një pamje ashtu siç i ka hije qytetit të kulturës. Për përgjegjësen e shërbimeve publike të bashkisë Shkodër Ormira Domnori është e papranueshme që mbetjet të hidhen jashtë kontenierëve e aq më pak kur kazanët janë bosh. Një fenomen të tillë e has edhe firma e pastrimit. Menaxheri i firmës së pastrimit Henri Faci në një intervistë për mediat ka një apel ndaj të gjithë banorëve të Shkodrës që të jenë bashkëpunues dhe të jenë pjesë të kësaj inisiative për një qytet të pastër…Nga 1 Maji, bashkia Shkodër ka shtuar punonjësit në mirëmbajtjen e pastrimit në territorin e qytetit të Shkodrës ndërkohë që vëmendje e shtuar do ti kushtohet zonave turistike në qytetin e Shkodrës, në plazhin e Velipojës dhe në zona të tjera.