Pastrimi i rrugëve në Shkodër – Ndërhyhet në unazën lindore nga Bashkia për mirëmbatjen e rrugës
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër vijon punën për pastrimin e rrugëve në qytet.
Diten sotme, puna ishte përqëndruar në unazën lindore, ku po punohej për largimin e mbeturinave, të cilat hidhen nga persona të papërgjegjshëm në anësore të rrugës, gjithashtu edhe nga shkurret dhe bimësia.
Qytetarët theksojnë se kjo ndërhyrje është e domosdoshme, pasi nuk është ndërhyrë prej kohësh në këtë segment.
Megjithëse janë shënuar përmirësime të dukshme, ende ka mjaft për të bërë, për të arritur standardet që kërkohet thonë qytetarët.
Ato theksojnë se nuk është vetëm detyrë e punonjësve të sektorit të pastrimit, por është obligim i të gjithë komunitetit për mbatjen pastër të qytetit.