Pastrimi në Theth, Beci: Duhet të kemi sezon turistik të pastër

Thethi do të jetë në vemendjen e Bashkisë Shkodër për zgjidhjen e problematikës së pastrimit në këtë zonë turistike. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar vetë këtë pikë turistike së bashku me stafin e bashkisë dhe firmën kontraktuese.
Përvec inspektimit, Kryetari i bashkisë ka mbledhur edhe pronarë të bujtinave dhe banorë të zonës duke diskutuar me ta gjetjen e mekanizmave për të qënë bashkë për të ofruar një sezon turistik të pastër për këtë perlë të natyrës.
Vetë banorët kanë dhënë zgjidhjet e tyre duke propozuar disa ndërhyrje dhe përmirësim të shërbimit në këtë zone.
Në këtë takim u vendos krijimi i një grupi pune mes banorëve, Njësisë Administrative dhe Bashkisë Shkodër për bashkërëndimin e masave që do të ndermerren për krijimin e një hapësirë të pastër në Theth.