Pastrohen 1000 metër kub inerte, një tokë publike në fshatin Ganjoll ishte kthyer ne vend depozitimi të tyre
Prej 10 ditësh mjetet e Bashkisë Shkodër kanë nisur punën për heqjen e 1000 metër kub inerte të depozituara ndër vite në një tokë publike në fshatin Ganjoll në Njësisë Administrative Gur i Zi, duke liruar një hapësirë prej rreth 4 mijë metër katror. Administratori i Gurit të Zi, Ismet Haxhija shprehet për RTSH, se pas përfundimit të këtij aksioni ajo zonë do të monitorohet 24 orë nga punonjësit e vetë njësisë në mënyrë që të mos rikthehet në gjendjen e mëparshme.
Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe e inerteve është një nga problemet e vazhdueshme më të cilat përballen grupet e punës të Bashkisë së Shkodrës. Në territorin e Bashkisë Shkodër ndër vite janë evidentuar disa “hotspote”të mbetjeve inerte, por edhe urbane, ku në disa të tilla është kryer pastrimi dhe çlirimi nga mbetjet i atyre zonave.