Pastrohen 15 ton mbetje afër urës së Bahçallëkut/ Bashkia apelon qytetarët dhe s…

Pastrohen 15 ton mbetje afer ures se Bahcallekut Bashkia apelon

Pastrohen 15 ton mbetje afer ures se Bahcallekut Bashkia apelon

Pastrohen 15 ton mbetje afër urës së Bahçallëkut/
Bashkia apelon qytetarët dhe subjektet për mbajtjen pastër të ambientit

Mbrëmjen e djeshme është ndërhyrë për pastrimin e pikës së grumbullimit të mbetjeve afër Urës së Bahçallekut, në hyrje të qytetit, një nga pikat më problematike kjo sa i takon hedhjes pa kriter të mbetjeve.
Puna për pastrimin e kësaj pike ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit duke bërë të mundur heqjen e rreth 15 ton mbetjeve të depozituara prej vitesh veçanërisht nga bizneset aty pranë.
Pak ditë më parë u vendos masë administrative, gjobë, ndaj një biznesi që depozitonte mbetje dhe ambalazhe në këtë pikë të lejuar vetëm për grumbullimin e mbetjeve urbane. Bashkia Shkodër apelon qytetarët dhe subjektet që të kontribuojnë në mbajtjen pastër të ambientit duke i depozituar mbetjet në vendet e lejuara.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.