Lajme

Pastrohen kabllot e internetit, Bashkia ndërhyn pas ultimatumit të dhënë

Ishin paralajmëruar prej dy javësh për lirimin e hapësirave pranë pallateve nga kabllot e kompanive të internetit  dhe këtë mëngjes Bashkia Shkodër ka nisur aksionin për lirimin e këtyre hapësirave, që krijonin rrezik për banorët e Shkodrës.

Puna ka nisur në Rajonin nr. 1, në zonën e Parrucës, ku pamjet nuk kanë nevojë për shumë komente për gjendjen e krijuar…

Në përgjigje të urdhrit të Bashkisë Shkodër, një pjesë e kompanive kanë qënë bashkëpunuese, duke qënë prezent edhe gjatë ditës së sotme në këtë aksion, ndërkohë që të gjitha lidhjet e tjera të paligjshme dhe të rrezikshme për banorët janë këputur nga Bashkia e Shkodrës.

Ky aksion synon të garantojë sigurinë për banorët nga kabllo dhe tela që për 32 vite janë një gangrenë e qytetit të Shkodrës. Në  çdo rast, shkelje dhe cënim të hapësirave për banorët e pallateve, Bashkia Shkodër njofton se do të zbatojë ligjin.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

6 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

6 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

6 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

10 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

10 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

10 hours ago