Pastrohen kanalet kulluese në Velipojë, banorët: Ndërhyrja ndikon në rritjen e prodhimeve bujqësore
Në njësitë administrative të bashkisë Shkodër, po vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese.
Aktualisht puna është përqenduar në njësinë administrative Velipojë.
Përmes këtij investimi që përfshin fshatrat Ças dhe Luarzë pritet të përmirësohet kullimi i tokave bujqësore.
Ndërhyrjet në këtë sistem pritet të ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, si dhe të lehtësojnë punën e fermerëve duke parandaluar përmbytjen gjatë sezonit vjeshtë-dimër.