Pastrohen kanalet kulluese në Vukatanë – Parashikohet të rehabilitohen rreth 6 km linear në këtë zonë

Pastrimi i kanaleve në fushat bujqësore në bashkinë Shkodër mbetet në fokusin e bashkisë. Prej pak ditësh në njësinë Guri i Zi vijon puna për pastrimin e kanaleve të para kulluese.

Aktualisht është bërë e mundur pastrimi i rreth 2 km i kanalit kullues në fshatin Vukatanë

Kjo ndërhyrje po bëhet në bashkëpunim me Bordin e Kullimit dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike

Edhe për fermerët,  kjo ndërhyje ishte mëse e nevojshme, pasi prej kohësh kanalet nuk ishin pastruar.

Njësia administrative e Gurit të Zi është një ndër më të prekurat nga përmbytjet gjatë sezonit të reshjeve, ndaj pastrimi i kanaleve pritet të bëjë të mundur evitimin e përmbytjeve të tokave bujqësore

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.