pastrimi
Në jo pak raste reshjet e shiut kanë krijuar probleme në rrugët e qytetit të Shkodrës. Për t’i paraprirë këtyre problemeve Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ka nisur pastrimin e kolektorit të ujërave të bardha duke nisur që nga ura e re e Bunës dhe përgjtaë gjithë rrugës deri në Shirokë….Përveç kolektorit të ujërave të bardha janë pastruar edhe kënetat dhe pusetat përgjatë këtij aksi të cilat bllokohen shpesh herë nga papastërti të ndryshme duke bërë që ujrat e shiut të mos qarkullojnë. Pastrimi i tyre nga UKQ do të lehtësojë lëvizjen në këtë aks rrugor në momentet kur të ketë reshje shiu….Pastrimi nga ura e re e Bunës dhe deri në Shirokë nga UKQ është bërë për dy ditë me radhë për shkak edhe të shqetësimeve që kanë shfaqur banorët e zonës por edhe qytetarë që përshkohen shpesh në atë aks rrugor….Pas këtij segmenti rrugor Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër do të vijojë me pastrimin e të tjera akseve rrugore të kolektorëve të ujrave të bardha, ujrave të zeza dhe pusetave të ndryshme për të bërë që ujrat e shiut të mos qëndrojnë për një kohë të gjatë.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.