Pastrohen mbeturinat në Tepe – Bashkia e Shkodrës reagon pas lajmit të publikuar në RTSH
Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë pasditen e së premtes me mjete e saj duke bërë të mundur pastrimin e territorit në lagjen “Tepe”, që ishte i ndotur masivisht nga mbeturina të shumta.
Mbetje të shumta urbane, por edhe të tjera ishin të grumbulluara aty prej javësh duke krijuar shqetësimi për komunitetin.
Aksionet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për pastrimin e hot-spot- eve nuk kanë munguar, por sërish kjo situatë vijon të jetë problematike, kryesisht në zonat periferike të qytetit.